Një fshat në rajonin Junan të Kinës u bë dëshmitar i një ngjarjeje të rrallë, e cila i ka lënë të shokuar banorët.
Ata asistuan në rënien e një asteroidi, që pati një impakt sizmik me magnitudë 2.1. Edhe pse asteroidët apo meteorët që bien konsiderohen zakonisht si ogur i mirë për paqe e fat, dy banorë të fshatit Nixi janë ende të tronditur nga shkëlqimi i fortë e zhurma që lëshoi djegia e asterodit.
“Pashë në fillim dritën, e më pas dëgjova një zhurmë të fortë, e cila zgjati disa çaste. M’u duk sikur i gjithë fshati po dridhej”, tha një banor i zonës.
“Pasi dëgjova zhurmën e frikshme, ndiemë një lëkundje të fortë. Xhamat e dritareve filluan të dridheshin. Menduam se ishte një tërmet”, tha një tjetër dëshmitar.
Xhirime amatore kapën momentin e impaktit final pas një mali, ku qielli i natës u ndriçua për pak çaste e u mbush me re të dendura. Administrata kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës publikoi pamjet e realizuara nga satelitët e saj dhe e përshkroi impaktin e asteroidit me shpërthimin e 540 tonëve tritol./tch
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...