1. Oxana Malaya, Ukrainë, 1991
E bukur dhe shqetësuese në të njëjtën kohë, imazhet në projektin e fundit të Julia Fullerton-Batten kanë një pamje të një ëndrre, duken si përralla zanash.
Megjithatë, jeta që ata bëjnë është reale. Ky imazh rikrijon rastin e vajzës ukrainase Oxana Malaya. Sipas Fullerton-Batten.
“Oxana u gjet duke jetuar me qentë në një kolibe qenesh në vitin 1991. Ajo ishte tetë vjeçe dhe kishte jetuar me qentë për gjashtë vjet. Prindërit e saj ishin alkoolikë dhe një natë, ata e kishte lënë atë jashtë. Duke kërkuar për ngrohtësi, tre vjeçarja është zvarritur për në kolibe dhe tashmë filloi të jetonte me qentë, një veprim që ndoshta ka shpëtuar jetën e saj”, thotë ai.
Ajo u zhvillua në të katër këmbët, psherëtinte me gjuhën e saj jashtë, nxjerrtë dhëmbët e saj dhe lehte. Për shkak të mungesës së ndërveprimit njerëzor, ajo dinte vetëm fjalët ‘po’ dhe ‘jo’.
Oxana tani jeton në një klinikë në Odessa, duke punuar me kafshët e fermës së spitalit.
2. Shamdeo , Indi , 1972
“Ai nuk është si Tarzani “, thotë Fullerton – Batten .
Fëmijëve u duhej të luftonin me kafshët për ushqimin e tyre, atyre u ishte dashur të mësonin të mbijetojnë.
Janë 15 raste në projektin e saj të quajtur ‘fëmijët e egër. Kjo tregon për Shamdeo-në, një djalë i cili u gjet në një pyll në Indi në vitin 1972 ,ai u vlerësua të jetë katër vjeç.
Ai luante me të vegjlit e ujkut. Lëkura e tij ishte shumë e errët, kishte dhëmbët e mprehur dhe thonj të gjatë. Ai ishte gjuetar pulash, hante dheun dhe kishte një etje për gjakun. Ai lidhej lehtë me qentë.
Ai kurrë nuk foli, por mësoi pak gjuhën e shenjave, vdiq në vitin 1985 .
3. Marina Chapman, Kolumbi, 1959
Fotografja u frymëzua për të filluar projektin e saj pas leximit të librit ‘The Girl Ëith No Name’, një libër në lidhje me një grua kolumbiane Marina Chapman.
“Marina ishte rrëmbyer në vitin 1954 në moshën pesëvjeçare nga një fshat i largët i Amerikës së Jugut dhe u largua nga rrëmbyesit e saj për në xhungël”, thotë Fullerton-Batten.
Ajo ka jetuar me familjen e majmunëve Capuchin për pesë vjet para se të zbulohej nga gjuetarët. Ajo hante manaferra, rrënjë dhe banane nga majmunët, flinte në vrima pemësh dhe ecte në formë katër këmbësh, si majmunët. Majmunët nuk i jepnin ushqimin, ajo ishte mësuar për të mbijetuar, ajo kishte kopjuar sjelljen e tyre dhe ata u mësuan me të, duke tërhequr morrat nga flokët e saj dhe e trajtonin si një majmun.
“Chapman tani jeton në Yorkshire, me bashkëshortin dhe dy vajzat. “Për shkak se kishte një histori të pazakontë, shumë njerëz nuk e besuan atë”.
4. John Ssebunya, Ugandë, 1991
Fotografja ishte udhëzuar nga Mary-Ann Ochota, një antropologe britanike dhe prezantuese e TV serive të ‘Fëmijëve të egër’.
“Ajo kishte qenë në Ukrainë, Ugandë dhe Fixhi dhe takoi tre nga fëmijët e mbijetuar”, thotë Fullerton-Batten.
“Ajo më tregonte mënyrën se si ata mbanin duart e tyre, se si ata ecnin dhe si mbijetuan.”
“John u largua nga shtëpia në vitin 1988, kur ai ishte tre vjeç, pasi pa babin e tij duke vrarë nënën e tij”, tha Fullerton-Batten.
“Ai iku në xhungël, ku jetoi me majmunët. Ai u kap në vitin 1991, rreth gjashtë vjeç, dhe e vendosën në një jetimore.“
“John ka mësuar të flasë, dhe ishte anëtarë i korit të fëmijëve “Perla e Afrikës”.
5. Madina, Rusi 2013
“Këto nuk janë histori të librave të xhunglës, janë raste pikëlluese të neglizhencës dhe abuzimit. Dhe kjo është e gjitha për shkak të një kombinimi tragjikë mes dhunës në familje dhe varfërisë.
Madina jetoi me qenë që nga lindja deri në moshën tre vjeç, duke ndarë ushqimin, duke luajtur me ta, dhe duke fjetur me ta kur kishte të ftohtë në dimër.
Kur punonjësit socialë e gjetën në vitin 2013, ajo ishte e zhveshur, duke ecur në të katër këmbët dhe duke u zvarritur si një qen. Babai i saj e kishte lënë menjëherë pas lindjes së saj. Nëna e saj, 23 vjeçe, e varur pas alkoolit, ishte tepër e dehur për t’u kujdesur për fëmijën e saj.
Madina është marrë nën kujdes dhe mjekët thanë që ajo ishte mendërisht dhe fizikisht shëndetshëm pavarësisht asaj që kishte kaluar.
6. Sujit Kumar , Fixhi, 1978
“Sujit ishte tetë vjeç kur u gjet duke hapur krahët e tij dhe sillej si një pulë “, thotë Fullerton – Batten .
Ai çukiste ushqimin e tij, strukej në një karrige. Prindërit e tij e mbyllën atë në një kafaz pule. Nëna e tij kreu vetëvrasje dhe babai i tij ishte vrarë. Gjyshi i tij mori përgjegjësinë për të, por ende e mbante atë të mbyllur në një kafaz pule .
Për fëmijët, tranzicioni pasi u gjetën mund të jetë aq i vështirë sa vitet e kaluara në izolim.
Kur ata u zbuluan, ishte tronditje e madhe, ata kishin mësuar sjelljen e kafshëve , gishtat e tyre ishin sikur kthetra andaj ata nuk mund të mbanin as edhe një lugë. Papritmas të gjithë njerëzit përpiqeshin t’i mësonin ata të uleshin dhe të flisnin siç duhet.
Sujit tani kujdeset nga Elizabeth Clayton, e cila e nxori nga një shtëpi e pleqve dhe e vendosi në një shtëpi bamirësie për fëmijët në nevojë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...