Një gjykatë në Gjermani po përballet me një rast aspak të zakontë. Bëhet fjalë për një grua, e cili ka paditur hotelin sepse nuk i jep emrin e djalit me të cilin, ajo ka fjetur nëntë muaj më parë.
Arsyeja që ajo e kërkon është sepse atë natë mbeti shtatzënë. Fëmija që solli në jetë quhet Joel, por ai nuk ka baba sepse hoteli nuk pranon të jap emrin sepse kjo quhet shkelje e privatësisë.
Ajo mban mend vetëm se emri i tij ishte Michael, por punonjësit e hotelit thonë se atë natë janë regjistruar katër persona me të njëjtin emër. Por shumica e meshkujve nuk japin emrin e tyre të vërtetë, kur regjistrohen në hotel.
Gjykata nuk ka marrë asnjë masë ndëshkimore ndaj hotelit, ndërsa gruas i ka thënë vetëm se me të tilla detaje duhet bërë shumë kujdes./Arbresh.inf0/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”