Një berber nga Florida ka bërë një shaka të “rëndë” me një klient të tij.
Jude Sannicandro një berber nga Florida i cili profesionin e tij e ushtron në Napoli të Italisë, së fundmi ka bërë një shaka të ‘rëndë’ me klientin e tij Viton, 10-vjeçar.
Sannicandro, bëri sikur aksidentalisht ia preu veshin një fëmije, pasi që ky i fundit mbi tavolinen e tij të punës i kishte vendosur një llojë mushkonje, gjë e cila e irritoi pronarin.
Kur 10- vjeçari pa se nga veshi i tij po rrjedhte gjak, u tmerrua por që e gjithë kjo ishte si llojë hakëmarrje ndaj tij, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.
“Ai u frikësua shumë, sepse mbi banakun e punës ai i kishte vendosur atë mushkonjën e madhe dhe kjo e kishte frikësuar tej mase berberin”, ka rrëfyer një klient tjetër.
Pra, Sannicandro filloi të planifikonte gjithë këtë shaka me leje të prindërit të Vitos, pasi që ka vite që njiheshin.
Atëherë kur 10- vjeçari e pa se gjithë kjo ishte shaka, atij iu rikthyer buzëqeshja!
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...