Një australiane 42-vjeçare ka një histori shumë të veçantë dashurie me babanë e vajzës së saj. Aminah Hart ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë në një libër autobiografik, mbi të cilin është bërë edhe një film. Aminah ka humbur dy fëmijët e saj në moshë të mitur, për shkak të një sëmundjeje gjenetike.
Kjo e ka shtyrë të marrë vendimin për një fëmijë tjetër dhe ka zgjedhur ta sjellë në jetë përmes fekondimit artificial. Klinika ku është drejtuar i ka sugjeruar një dhurues sperme, i cili është bërë babai i fëmijës së saj, pa u takuar asnjëherë me të.
Por një vit pas lindjes së vajzës, gruaja është vënë në kërkim të babait biologjik të së bijës dhe e ka gjetur menjëherë, pasi ai në kontratë kishte pranuar të kontaktohej, transmeton shekulli.
Dhuruesi ishte Scott Anderson, i divorcuar dy herë dhe me katër fëmijë, me profesion trajner. Takimi i parë me gruan u ka hapur rrugën shumë të tjerëve, të cilët e kanë çuar çiftin në altar.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...