Disa ekspertë kanë përpiluar një test psikologjik, i cili përfshin vetëm një pyetje. Siç pohojnë ata, kjo pyetje do t’ju mundësojë të mësoni diçka të re për veten tuaj.
Fillimisht imagjinoni se këto pesë gjëra duhet t’i bëni njëkohësisht:
1. Ta qetësoni një bebe e cila është duke qarë
2. T’i largoni rrobat të cilat i keni në oborr (ka filluar të bie shi)
3. Ta ndaloni ujin e rubinetit (uji ka filluar ta pushtojë dyshemenë e kuzhinës)
4. Ta hapni derën kryesore të shtëpisë (dikush është duke trokitur në derë)
5. T’i përgjigjeni celularit i cili po bie
Në çfarë renditje do t’i bënit këto pesë gjëra?
Mësoni çfarë kuptimi ka përgjigja juaj në pyetjen e mësipërme:
1. Nëse gjëja e parë që bëni është ta qetësoni beben, atëherë gjëja më e rëndësishme për ju në jetë është familja.
2. Nëse nxitoni t’i largoni rrobat të cilat rrezikon t’i lagë shiu, atëherë prioritetet tuaja janë dashuria dhe lidhjet intime.
3. Nëse e ndalni rubinetin, atëherë nuk është gënjeshtër se i keni preferencë kryesore paratë.
4. Nëse dilni dhe e hapni derën, atëherë prioritet i juaji në jetë janë miqtë dhe familjarët.
5. Nëse i përgjigjeni celularit, atëherë karriera dhe puna janë prioriteti juaj në këtë jetë!
/arbresh.info/
Pakistani raporton për tre të vrarë dhe 12 të plagosur nga s...
Kurti e uron kancelarin Merz: Mezi pres të bashkëpunojmë
“Është turp” Trump reagon pas sulmit të Indisë n...
Klubi i Gjilanit del me komunikatë për gjendjen shëndetësore...
Çfarë i ka shkaktuar sulmet e Indisë ndaj Pakistanit?
Natën e mirë Barcelona! Interi në finale të Ligës së Kampion...