Nëse dëshironi vetëm pak më shumë vëllim në buzë, nuk ju janë të nevojshme kurrfarë korrektimesh, por vetëm pak kohë që të bëni melhemin magjik.
Dihet se specat dhe feferonat përmbajnë përqindje shumë të lartë antioksidantësh, vitaminash dhe mineralesh, ndërkaq kapsaicina është posaçërisht e përfshirë në industrinë kozmetike.
Këtë herë po ju sjellim recetën fantastike për melhemin shtëpiak për rritje të buzëve. Harroni filerët, ndihma vjen nga natyra, transmeton Telegrafi.
E gjitha që ju duhet janë këta përbërës:
– një majë luge të vogël xhenxhefil të bluar,
– një maje luge të vogël spec të bluar apo një pikë lëng feferoni,
– 2 lugë vaj ulliri,
– 2 gramë dyllë blete
– 2 pika vaj eterik të mentës
– disa pika ekstrakt dredhëzash.
Njomeni dyllin dhe shtoni vajin e ullirit, hiqeni nga zjarri dhe shtoni përbërësit e tjerë.
Përzieni mirë, qiteni përbërjen në një enë, prisni që të ftohet dhe dendësohet dhe lyeni buzët.
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...