Ka qenë një pushim dreke jo pak i hidhur ai pre e të cilit kanë rënë 4 vizitorë të cilët i janë drejtuar Vatikanit për një vizitë turistike.
Rasti ka ngjallur ironi dhe indinjatë, por nga lokali ku ata konsumuan vaktin është thënë: “Ata e dinin atë që po hanin dhe e dinin edhe sesa do paguanin”.
Dy hamburger dhe dy kapuçin kushtuan shumëfishin e çmimit të vërtetë në Kupolën e San Pietros në Vatikan.
Plot 81 euro dhe ideja e një ‘grabitje’ të mundshme në një faturë false shpërtheu në rrjet.
Pagesa e bërë nga këta 4 turistë , ka ngjallur indinjatë dhe gjithashtu ironi në Facebook.
Restoranti nuk ka ngurruar të bëjë shpjegimin paraprak për reagimet e furishme pasi sipas tyre këta 4 turistë e kanë parë dhe lexuar mirë menunë përpara se të uleshin dhe se e dinin mirë se çfarë po konsumonin.
Në faturën e postuar në Facebook lexojmë se çfarë kanë porositur turistët dhe çmimet që ata kanë paguar: dy hamburger (25 euro secili), dy kapuçin me një çmim dyfish nga normali (8 euro secili) dhe një kafe amerikane dopjo (8 euro).
Gjithsej € 81.40, duke përfshirë shërbimin.
Shumë nga komentuesit kanë shprehur jo pak indinjatë duke thënë se për vendin dhe kryeqytetin italian ky është një publicitet negativ dhe që largon turistët jo më të afrojë ata.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...