Foshnja me prindër nga Kosova ka marrë emrin e qytetit në të cilin është lindur, dhe ka sot emrin më të çuditshëm në botë, së paku në Gjermani.
Emrit të qytetit Krefeld, i është shtuar një -a, dhe vogëlushja është pagëzuar si Krefelda nga prindërit refugjatë. Se si do të ndjehet me këtë emër Krefelda e vogël kur të rritet, nuk e dimë, shkruan albinfo.
Ajo ka ardhur në jetë, më 16 mars, shkruan derëesten.de. Prindërit e saj deshën që ta pagëzojnë sipas emrit të qytetit, në të cilin janë pritur kaq përzemërsisht kur kishin ardhur nga Kosova. Krefelda është lindur në klinikën Helios Krefeld. Në momentin e lindjes ka peshuar 4630 gramë dhe ka qenë e gjatë 53 centimetra. Nëna e saj ka qëndruar e vetme gjatë lindjes në sallë dhe e ka përballuar lindjen shumë mirë. Atë nuk kishte mundësi ta shoqëronte bashkëshorti, Flamuri, pasi që i duhej të kujdesej për dy fëmijët tjerë, Elamin 5 dhe Enisin 2 vjeçar.Ndërkohë Krefelda me të ëmën janë kthyer në shtëpi.
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier