Barbie reale shokon me të shkuarën si shtrigë e magjive të zeza

08:54 | 9 Korrik 2016
Arbresh.info

Ajo pranoi së fundmi se nuk ka ndryshuar pothuajse fare që kur ishte 14 vjeç, por disa foto të modeles nga Ukraina Valeria Lukyanova, njohur ndryshe si Barbie reale, gjatë adoleshencës së saj zbulojnë një tjetër histori.

Të gjithë admiruesit e 31 vjeçares janë shokuar nga fotografitë e publikuara nga vetë ajo, të cilat tregojnë për të shkuarën e saj si një shtrigë që praktikonte magji të zezë.

Pasi pranoi këtë fakt tronditës, Valeria gjithashtu i tregoi admiruesve të saj se gjithmonë ka patur një bel të hollë e se e vetmja ndërhyrje plastike që ka bërë është në gjoks.

“Më kujtohet që kërkuat të shihnit foto të miat kur isha 15 vjeç. Siç mund ta shihni kam bërë ndërhyrje vetëm në gjoks dhe gjithmonë kam qenë e dobët. Ndryshimi i vetëm është se tani jam më në formë” shkruan modelja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme