Banorët e Oklahomës dhe të Teksasit dolën nga rutina e përditshme të martën pasdite, pasi dëgjuan një zë të lartë që i ngjasonte një shpërthimi.
Shumë prej tyre u trembën dhe kthyen sytë nga qielli për burimin e fenomenit të pazakontë.
Ndërsa Studimi Gjeologjik i SHBA-së nuk ka raportuar ndonjë tërmet në rajon, Shërbimi Kombëtar i Motit në Norman, Oklahoma ka thënë se është e mundur që bumi i shurdhues të kishte ardhur si rezultat i “‘një; goditje ose thyerja e një meteori”.
Një ‘stuhi’ banorësh të habitur ndanë komentet e tyre online duke u përpjekur të gjenin shpjegim për tronditjen e thellë.
“Meteori fluturoi mbi Oklahoma City sot rreth orës 16:20, me një bum zhurmash dhe disa dridhje në Normanin e afërt! Ishte diçka e bukur e gjelbër dhe portokalli në mes të ditës“, shkroi dikush në një tweeted.
Meteorologu Mike Morgan ishte i hutuar dhe u kërkoi të tjerëve të jepni ndonjë sqarim.
Dikush tjetë spekuloi se stacioni i parë i vëzhgimit të hapësirës në Kinë do të binte në orbitën e Tokës në çdo moment.
Oklahoma nuk është e panjohur për shenja të pashpjegueshme, të cilat i janë atribuuar një shumëllojshmërie shkaqesh të ndryshme./oranews/
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj