Shoemaker pohon se Joshua pas vaksinës MMR ka harruar shumë fjalë dhe ka ndaluar t’i përgjigjet emrit të tij
Inxhenjeri Scott Shoemaker ka paraqitur një regjistrim në internet të titulluar “Viti i parë i shërimit të shpejtë të një fëmije me autizëm”, ku shihet djali i tij Joshua, i moshës 3 vjet e 2 muaj, në gjëndje autizmi të avancuar pas një serie të vaksinave që përmbajnë merkur (zhivë).
Shoemaker pohon se Joshua pas vaksinës MMR ka harruar shumë fjalë dhe ka ndaluar t’i përgjigjet emrit të tij. Nuk i interesonte më të luaj me lodra, vetëm thjesht t’i rradhitë në rradhë. Kishte të vjella çdo ditë, ndonjëherë deri në 3-4 herë.
Pastaj babai i tij vendosi që të marrë masa – filloi trajtimin e shërimit të helmimit me metale të rënda dhe pohon se rezultate të konsiderueshme kanë mundë të vërehen menjëherë.
Terapia e chelatimit është procedurë e rreptë mjekësore që përfshin përdorimin e agjentëve kelatues për largimin e metaleve të rënda nga trupi. Terapia e kelatimit ka një histori të gjatë të përdorimit në toksikologjinë klinike, kurse mendohet se është zbuluar viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar, kur kimisti gjerman Ferdinand Munz për herë të parë sintetizoi acidin e etilendiaminotetraacetatit (EDTA). Kjo terapi njëkohësisht është përdorur edhe si kundërhelm për levisit, armëve kimike me bazë arseniku.
Scott Shoemaker për shërimin e djalit të tij ka thënë se ishte gjëja më e mrekullueshme që kishte parë dhe se për këtë kishte vendosur të ndajë të vërtetën me ata që nuk janë të informuar në lidhje me autizmin.
Ai pretendon se djali i tij është dëshmi se fëmijët me autizëm mund të shërohen për një periudhë të shkurtër kohore.
Fitorja e Trump/ Von der Leyen bisedë telefonike me presiden...
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros
E pamposhtur deri tani, Lazio synon të triumfojë edhe kundër...
Rama: Jam optimist për të ardhmen, Shqipëria gati të anëtarë...
Fëmijëve australianë iu ndalohet hyrja në rrjetet sociale