Amrit Bahadur, baba i 6 fëmijëve në Delhi të Indisë, i ka prerë veshët vajzës së tij 3-vjeçare me arsyetimin se një fantazmë i ka kërkuar. Bahadur, 35-vjeçar tha se një shpirt i kishte kërkuar atij që ta bënte vajzën të qante, në të kundërt fantazma do ta merrte vogëlushen me vete, dhe kështu ai i preu veshët asaj.
Gruan Meena dhe fëmijët e tjerë Amrit Bahadur i kishte mbyllur jashtë në tarracë, ndërsa vajzën e vogël fillimisht e kishte kafshuar, pastaj i kishte prerë veshët. Nëna e dhe fëmijët tjerë kanë filluar të bërtasin dhe kështu fqinjët i kanë dëgjuar dhe kanë lajmëruar policinë. Shtetasi indian i ka thënë policisë se nuk kisha zgjidhje tjetër. E kisha patjetër ta lëndoja vajzën time.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi