Baba Vanga është profetja bullgare, e cila njihet ndryshe dhe si “Nostradamus ii Ballkanit”.
Ndonëse vdiq në moshën 85 vjeçare në vitin 1996, ngjarjet e fundit që po ndodhin në botë po vërtetojnë parashikimet që ajo ka bërë.
Ajo nisi të njihej si një parashikuese që në adoleshencë dhe është llogaritur se ka patur një saktësi prej 85%-sh. Në Rusi asaj i referohen si një shenjtore me fuqi të mbinatyrshme.
Para se të vdiste, ajo përshkruajti “një luftë islamike”, e cila lidhet me formimin e ISIS. Por, parashikimi saj më drithërues ishte ai që në vitin 2016 Europa do pushtohet nga një valë ekstremistësh , si rrjedhojë e një konflikti që do niste me “Pranverën Arabe” të vitit 2010.
Përpos këtyre, Baba Vanga, më parë, kishte parashikuar dhe sulmin e 11 shtatorit mbi Kullat Binjake, cunamin e vitit 2004, por edhe daljen e Britanisë nga BE. Megjithatë, pavarësisht të gjitha ngjarjeve, ajo më shqetësuesja është fakti që profetja bullgare deklaroi që një luftë e madhe do niste në Europë pas copëzimit të saj, midis vendeve të kontinentit dhe ekstremistëve myslimanë.
Këta të fundit do përdornin armë kimike kundër europianëve. Me të gjithë probabilietin e saj të saktësisë, ajo që na mbetet është të shohim nëse do ketë të drejtë këtë herë.
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...