Ana Draxin është një emër jo shumë i dëgjuar. Baba Anujka është pseudonimi i gruas që jetoi në fund të shekujve 19 dhe 20 në Serbinë e sotme, ishte shumë më e njohur, por jo edhe për shumicën dërmuese të ish-Jugosllavisë.
Ajo ishte vrasësja më e madhe serike në ish-Jugosllavi, ndoshta edhe një ndër vrasëset më të mëdha në botë. Ajo ka qenë e përfshirë në helmimin e të paktën 150 njerëzve, nëse jo edhe më shumë, transmeton portal arbresh.info
Kur ajo u dënua më në fund për krimet e saj, ajo ishte 90 vjeç. Ajo u dënua me 15 vjet burg, por sipas një versioni ajo u la e lirë pas 8 vjetësh për shkak të moshës së saj të madhe dhe vdiq dy vjet më vonë, në moshën 100 vjeçare.
Baba Anujka jetonte në një pronë të madhe në fshatin Vladimirovac midis qyteteve Vrsac dhe Pancevo. Sipas disa burimeve, ajo ka lindur në Rumani, në familjen e një blektori të pasur, në 1837 ose 1838, dhe më vonë ka lëvizur me familjen e saj në Vladimirovac në provincën serbo-hungareze-rumune të Banat, atëherë Kufiri Ushtarak i Monarkisë së Habsburgëve.
Ajo e kapërceu sifizilin, ndërsa 10 fëmijët e saj vdiqën dhe kur mbeti e ve, filloi të shiste ujë me arsenik.
Në gjyq, Anujka tha se se kur ishte 20 vjeç, ajo u josh nga një oficer austriak që e infektoi atë me sifilis. Pas kësaj, zemër thyer ajo iu përkushtua studimit të mjeksisë dhe mjekësisë popullore. Babai i saj pranoi që ajo të martohej me një fshatar të pasur nga Pishtova në Vladimirovac, shumë më i vjetër se ajo. Në 20 vjet martesë, ajo i lindi njëmbëdhjetë fëmijë, por dhjetë vdiqën. Pasi burri i saj vdiq në vitet pesëdhjetë, ajo ndërtoi një lloj laboratori në një krah të shtëpisë dhe filloi zanatin e saj të errët.
Ajo u arsimua në një shkollë me konvikt ku u zbulua se ajo ecte në gjumë, gjest që në atë kuptohej si karakteristikë e një personi që ka fuqi të mbinatyrshme.
Anujka me të vërtetë u bë një magjistare që shiste “bayana vodica” e saj tek klientët e saj, domethënë pijën ‘mrekulluese’, e cila kishte për qëllim zgjidhjen e probleme martesore, pasurore e të tjera. Por nga të gjitha llogaritë, zgjidhja e problemit të tyre nënkuptonte likuidimin e një personi që ishte një problem për ta ose i hidhëronte ata për diçka.
Përbëresit kryesorë të “ujit të mrekullueshëm” ishin vdekjeprurëse, pasi në to kishte arsenik dhe bimë tatula, i njohur si bar djalli.
“Në shikim të parë, ajo ishte një plakë e mirë, por në dytë, të tretë dhe të pestë ajo ishte një helmuese dhe magjistare e rrezikshme. Shumë shpesh ajo as nuk i njihte viktimat e saj. Nga ana tjetër, ajo mendoi se po ndihmonte njerëzit në zgjidhjen e problemeve të tyre”, thuhet në librin për jetën e saj, transmeton portal arbresh.info
Te Baba Anujka kërkonin ndihmë edhe fytyra të njohura të asaj kohe, edhe vetë gjeneralët e ushtrisë të asaj kohe.
Numri i personave që ka vrarë ajo ende nuk dihet, pasi autopsia për helmimet gjithnjë ishte refuzuar.
Sa i përket helmimeve, klientet e saj ishin gra dhe viktimat ishin kryesisht burrat e tyre, të cilët ata dëshironin t’i hiqnin qafe për një arsye apo një tjetër.
Sipas dëshmive të vendasve nga ajo kohë, ajo zakonisht rrinte në dhomën e saj, me një fustan të zi dhe me një shall të zi në kokë, me veshje tipike të grave të veja të asaj kohe.
Një mbrëmje, dy të rinj të sapo martuar, Maria dhe Tito Vakarescu, po ktheheshin nga një aheng. Fatkeqësisht për ta, ata kaluan pranë shtëpisë së saj. Gruaja e vjetër ishte ulur në shkallët e shtëpisë. Ishte verë, ishte shumë ngrohtë jashtë dhe ajo ofroi të freskohej me limonadën e saj. Pas shtatë ditësh, të dy vdiqën, banori më i vjetër i Vladimirovac, Georgi Veseji (82), tregoi një nga tragjeditë më të famshme të këtij fshati. Ata ishin vetëm 18 vjeç. Varri i tyre ndodhet në hyrje të varrezave të fshatit, si një kujtesë e kësaj tragjedie.
“Karriera” e saj e përgjakshme thuhet se zgjati 40 apo edhe 50 vjet dhe me kalimin e kohës, zërat e tmerrshëm filluan të qarkullonin për të dhe qindra vrasjet që ajo bëri. Sidoqoftë, autoritetet austro-hungareze i injoruan, derisa u arrestua për herë të parë në 1914. Sidoqoftë, në gjyqin në qytetin Banat të Bela Crkva, ajo u la e lirë, sipas gazetës austriake Tagblatt.
Baba Anujka shmangu me sukses drejtësinë për 14 vjet të tjera, gjatë së cilës kohë përfundoi Lufta e Parë Botërore, Monarkia Austro-Hungareze u shpërbë dhe u zëvendësua nga Mbretëria e Jugosllavisë. Kjo zgjati derisa një helmim në vitin 1928 shkoi keq.
Domethënë, doza e helmit e destinuar për vejushën e pasur Gaja Prokin nuk ishte aq e fortë, prandaj ajo ia doli që të shkonte te mjeku. Pija në këtë rast, domethënë, nuk ishte përgatitur nga gjyshja Anujka, por nga ndihmësja e saj Ljubinka Milankov. Këtë herë u krye një autopsi dhe, natyrisht, zbuloi se Prokin ishte helmuar. Milankov pranoi rolin e saj dhe atë të plakës, e cila tashmë kishte hyrë nën hetime.
Megjithëse ajo mohoi krimet e saj dhe bëri sikur nuk dëgjoi pyetje të turpshme ndërsa dëshmonte, Baba Anujka u dënua përfundimisht me 15 vjet, ndërsa bashkëpunëtorët e saj Stana dhe Sofija Momirov u dënuan me burgim të përjetshëm.
Një gjë është e sigurtë, dënimi i saj u bë lajm botëror në vitin 1929. Në The Baltimore Sun në SHBA shkruhej se ‘është dënuar gruaja që u dha helm grave që ishin lodhur nga burrat e tyre’./Përgatiti: arbresh.info/
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...