Pete Thuli 24 dhe Tailor Bucher 23 vjeçe, janë çifti amerikan që kanë braktisur punët përkatëse dhe kanë vendosur të eksplorojnë SHBA-të, duke jetuar si nomadë.
Ata kanë shpenzuar 5000 dollarë dhe 4 muaj kohë për konvertimin e një furgoni sprinter në një shtëpi të lëvizshme dhe komode për ta dhe qenin e tyre.
Fotot e publikuara prej tyre, tregojnë se ata janë përshtatur shumë mirë me jetën nomade dhe janë duke shijuar çdo moment të këtij udhëtimi nëpër Amerikë.
Kjo nuk është eksperienca e tyre e parë, pasi dy vite më përpara ata braktisën kolegjin për të shëtitur me këmbë nëpër Azinë Juglindore dhe kjo tregon më së miri se sa natyrshëm janë përshtatur ata me jetën nomade.
Çifti shpenzoi 4 muaj punë me kohë të plotë për të përshtatur fugonin e tyre në një shtëpi funksionale, ku nuk mungon kuzhina, dhoma e gjumit dhe hapësirat e magazinimit, të gjitha në një.
Deri tani ata kanë përshkuar më shumë se 7000 milje, duke shijuar Amerikën dhe vazhdojnë të udhëtojnë akoma me të njëjtën kënaqësi dhe dëshirë.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...