Një palë e rrallë e atleteve Nike e projektuar nga njëri prej themeluesve të kompanisë u shit në ankand në Nju Jork për një rekord prej 437,500 dollarësh.
Pritej që atletet nga viti 1972 të arrinin çmimin prej 180,000 dollarë, por koleksionist kanadez Miles Nadal pagoi gati tre herë më shumë.
“Nike Waffle Racing Flat Moon Shoe” është projektuar nga Bill Bauermen, trajner atletike dhe një nga themeluesit e markës sportive Nike.
Vetëm 12 palë atlete të tilla ishin bërë me dorë dhe disa prej tyre ishin veshur nga atletët në Lojërat Olimpike të vitit 1972.
Atletet më të shtrenjta të shitura ishin Converse, të cilat i kishte mbathur basketbollisti amerikan Michael Jordan në Olimpiadën e vitit 1984 – 190.373 dollarë,
Zotimi i katërt i Bedri Hamzës: Nuk do të mbetet asnjë qytet...
2 muaj nga vrasja e Martin Canit, qytetarët protestojnë sëri...
I dënuar me mbi 15 vite burg, arrestohet turku në Morinë
Olta u drejtohet banorëve: Çfarë keni planifikuar për të fit...
Vota e emigrantëve, Rama: Dinë ta shohin ndryshimin, e vlerë...
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë