Zbulohet vrima e zezë më e afërt me planetin tonë. Ndodhet vetëm një mijë vjet dritë larg Tokës, në sistemin e ashtuquajtur HR 6819. U arrit të vrojtohej nga një grup astronomësh të Observatorit Evropian Jugor ESO, të drejtuar nga Thomas Rivinius. Bëhet fjalë për një vrimë të zezë me një masë të paktën 4 herë më të madhe se ajo e Diellit, në yjësinë e Teleskopit, dhe ekzistenca e saj u zbulua falë dy yjeve që orbitojnë përreth, të cilat në hemisferën jugore mund të dallohen edhe me sy të lirë.
Sipas astronomëve, njëri prej këtyre yjeve, plotëson rrotullimin rreth fenomenit kozmik për rreth 40 ditë. Koordinatori i studimit Rivinius thotë se mund të ekzistojnë shumë vrima të zeza të tilla, por që nuk janë zbuluar dhe nuk janë arritur të vrojtohen deri më sot, pasi janë me masë më të vogël dhe nuk çlirojnë radiacion të fortë e intensiv.
Shumë yje në historinë e Rrugës së Qumështit, në përfundim të ciklit të tyre të jetës, pasi kanë çliruar gjithë fuqinë nukleare, mund të jenë transformuar në vrima të zeza dhe mund të jenë ende aty të padukshme. Sipas ekspertëve, ky zbulim ndërgjegjësoi komunitetin shkencor dhe e bën më të kujdesshëm në vrojtimin e asaj çfarë na rrethon në kozmos. Studimi është publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare Astronomi dhe Astrofizikë./kohajone/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...