Jo vetëm Hëna e përgjakur e 27 korrikut… Këtë muaj, astrofilë dhe astronomë mund të admirojnë në qiellin e natës dy “lëmsha të zjarrtë”: i pari Hëna, e kuqe prej hijes së krijuar nga eklipsi total, dhe lëmshi i dytë do të jetë Planeti i Kuq, i cili duke qenë se do të jetë kundërvënë Diellit, do e arrijë maksimumin e dukshmërisë në 31 korrik.
Në Shqipëri, orari kur mund të shihet kjo gjë shkon nga 18:14 e 27 korrikut deri në 01:28 e 28 korrikut. Ndërkohë në shumë vende të Evropës janë krijuar tashmë vendet “e radhës së parë”, ku të apasionuarit mund të shohin këtë spektakël qiellor.
Orbita e Hënës do të përshkojë totalisht zonën e hijes së Tokës për shkak të reshtimit me Tokën. Fillimisht errësimi do të jetë vetëm i pjesshëm, dhe ky fenomen do tënisë në 20:24, në 27 korrik. Në orën 21:30, Hëna do të hyjë në zonën e hijes së Tokës dhe do të nisë eklipsi total. Errësimi maksimal do të ndodhë në orën 22:22 të 27 korrikut. Më pas, Hëna do të dalë nga hija e tokës dhe eklipsi total do të përfundojë në orën 00:19, duke i lënë sërish vend eklipsit të pjesshëm. Eklipsi i pjesshëm do të marrë fund në 01:28./ bota.al
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...