Objekti më i madh në rripin e asteroidit që gjendet mes Marsit dhe Jupiterit, Ceres, ka qenë temë e shumë polemikave të ndryshme që kryesisht kanë pasur të bëjnë me shenjat e shkëlqimit që shiheshin në sipërfaqen e tij.
Tani shkencëtarët besojnë që kanë identifikuar ujë të akullt, të kurthuar nën krateret e sipërfaqes së këtij trupi, regjione këto që mund të mbërrijnë deri në -162 gradë Celsius.
Dy studime të ndryshme kanë bërë të ditur që planeti xhuxh, Ceres, është vendi ku gjenden sasi të konsiderueshme të ujit në gjendje të ngurtë.
“Këto studime e mbështesin idenë që uji akulli është ndarë nga shkëmbinjtë në fillet e historisë së Ceresit”, ka thënë shkencëtari që ka marrë pjesë në këtë projekt, Carol Raymond. “Kjo ndarje ka formuar një shtresë të pasur me akull dhe ky akull ka mbetur në afërsi të sipërfaqes gjatë gjithë historisë së sistemit diellor”.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...