Astrofizikantët kanë mundur të llogarisin kohën ku dielli do ta shkatërrojë tokën dhe nuk është një lajm i mirë.
Edhe pse koha kur kjo pritet të ndodhë është 3,5 mld vite larg nga sot – pa dyshim një kohë shumë e largët – procesi do të ndodhë shumë shpejt nga ç’mendohej në fillim.
Jillian Scudder, nga Universiteti i Susessx shprehet se dielli bëhet 10 për qind më i shndritshëm çdo 1 mld vjet. Kur dielli të jetë 40 për qind më i ndritshëm, ai do të shkrijë të gjithë akujt dhe do të thithë të gjithë lagështirën nga sipërfaqja e Tokës.
Sipas ‘Business Insider’, dielli mbijeton nga djegia e atomeve të hidrogjenit në atome heliumi në bërthamën e tij.
Ai djeg rreth 600 milionë tonë hidrogjen çdo sekondë, por kur bërthama e Diellit ngopet me këtë helium, ajo zvogëlohet. Kjo shkakton shpërthime të fuqishme, të cilat bëjnë që Dielli të çlirojë më shumë energji. Me pak fjalë, ai do të bëhet më i nxehtë.
“Parashikimet se çfarë do të ndodhë ekzaktësisht me Tokën disa miliardë vjet më vonë teksa Dielli vazhdon të nxehet, është e paqartë. Por ideja është që rritja e nxehtësisë së diellit do të bëjë që një sasi shumë e madhe uji të avullojë nga sipërfaqja dhe të ngecë në atmosferë. Në këtë pikë uji vepron me efektin serë, duke thithur më tepër nxehtësi, çka e përshpejton më tej avullimin”, shprehet Scudder.
Por, Toka ka të ngjarë të jetë goditur nga një asteroid shumë më parë se të ndodhë kjo.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...