Artistja 97-vjeçare mban gjallë traditën mijëvjeçare të tatuazheve (Foto)

13:32 | 20 Janar 2016
Arbresh.info

Artistja e fundit e tatuazheve tradicionale që behen në Filipine është një 97-vjeçare. Whang-Od jeton në një provincë që është
17 orë në veri të Manilas shtrihet rajoni Kalinga, e cila ende mban traditën mbi 1 mijë vjeçare për krijimin e tatuazheve, raporton BBC.

Së fundmi 97-vjeçarja është nominuar për çmimin “Pasuria Kombëtare e Gjallë” në Filipine. Çdo fshat në rajonin e Kalingas kishte më parë një mambabatok (mjeshtër i tatuazhit). Kur femra do të bëhej për martesë, do të mbushnin trupin e tyre mbe tatuazhe për të tërhequr propozuesit për martesë. Këtë e bënin edhe meshkujt kur përgatiteshin për gjueti., shkruan albeu.com.

E ardhmja e traditës së tatuazheve në Kalinga është në rrezik, por nuk do të vdes kur nga jeta do të ndahet Whang-Od. Arti i lashtë tani kërkohet shumë në Filipine, ndërsa edhe të rinjtë kanë filluar të shprehin interesim për të.

223563 223564 223565 223566 223567 223568

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme