Arsyet pse njerëzit mendojnë se 13-a është numër ters

07:03 | 5 Tetor 2016
Arbresh.info

E premte, datë 13. Sa herë e keni menduar dhe i jeni trembur? Shumë kultura në botë e cilësojnë këtë ditë dhe numër si ters, të tjera, fatsjellës. Kërkuam dhe grumbulluam faktet më domethënëse e interesante, që mbështesin njërën apo tjetrën teori.
Arsye pse njerëzit mendojnë se 13-a është numër ters…

* Tradicionalisht kanë qenë 13 shkallë për të shkuar te trekëmbëshi i varjes.
* “Apollo 13” është misioni i vetëm i pasuksesshëm në hënë.
* Kati i 13-të i ndërtesave konsiderohet ters.
* Janë 12 pika te Ylli i Davidit dhe me gjithë qendrën bëhen 13.
* Tufa e kartave përfshin 13 zemrat, 13 macet, 13 rombet, 13 spathitë.
* Në shumicën e ndërtesave moderne amerikane nuk ka kat të 13-të ose dhomë numër 13.
* Disa linja ajrore nuk kanë numër 13.
* Lidhja e shenjtë e Druidëve ka 13 segmente e 13 artikulacione kryesore në trup.
* Janë 13 cikle hënore në një vit diellor dhe hëna lëviz 13 gradë nëpër qiell çdo ditë.
* Mbreti Artur kishte 12 kalorës; duke përfshirë dhe atë vetë bëheshin 13 njerëz të ulur në tryezën e rrumbullakët.
* Janë 13 nyje në lakun e xhelatit.
* Thuhet se janë 13 familje “Illuminati”.
* Një asamble shtrigash përbëhet zakonisht nga 13 të tilla.
* Në Egjiptin e lashtë, kuptimi i numrit 13 ishte pavdekësia.
* Në mitologjinë egjiptiane, janë 13 hapa në shkallën, e cila të çon në përjetësi.
* Një besëtytni e vjetër angleze thotë se në qoftë se 13 njerëz takohen në një dhomë, një prej tyre do të vdesë brenda vitit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme