Pasi Gloria dhe Steve Kimmel humbën vogëlushin e tyre 14 muajsh nga një atrofi muskulare e shtyllës kurrizore në vitin 2015, ata vendosën të bënin tatuazhe të ngjashme në kujtim të të voglit .
Krahët e ëngjëllit do t’u kujtonin prindërve të rinj se një ëngjëll i shikonte nga lart. Pas dy vitesh, Gloria i dha jetë një vajze të shëndetshme dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e djalit të parë ajo realizoi një set, nga i cili kjo fotografi u bë menjëherë virale në rrjet.
“Meqë djali nuk mund të ishte fizikisht me ne, vendosëm që dhe ai të përfshihej në setin fotografik të vajzës duke e mbështjellë atë me krahët e engjëllit tonë të vogël” është shprehur nëna e re.
“Ai ishte gjysma e secilit prej nesh”, tha Gloria. “Pra, secili prej nesh ka një nga krahët e tij. Ai ishte engjëlli që na bashkoi edhe me shume, kur ishim aq të humbur pa të”.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...