Arsyeja pse nuk duhet të karikoni kurrë celularin në makinë

08:20 | 16 Nëntor 2018
Arbresh.info

Nëse jeni në një udhëtim të gjatë ose të ngecur në trafik gjatë një udhëtimi të përditshëm, një bateri e shkarkuar e celularit mund t’ju mërzisë sepse nuk dini sit a kaloni kohën.

Në fillim, mund të duket e padëmshme të fusni telefonin tuaj për tu karikuar me USB e makinës suaj. Por, ngarkimi i iPhone gjatë udhëtimit tuaj mund të jetë një gabim i madh. Pse?

Sepse, porta USB në automjetin tuaj ndoshta siguron më pak energji elektrike se sa i duhet telefonit tuaj me të vërtetë për t’u karikuar.

Si rezultat, telefoni juaj mund të ndalojë ndërsa merr karikimin, ose më keq – mos të karikohet fare. ” Gjithashtu telefoni juaj mund të marrë shumë energji që nuk i duhet.

Një karikues i dëmtuar mund të ofrojë energji të paqëndrueshme të pajisjes, duke shkaktuar mbinxehje, dëmtime të komponentëve të brendshëm ose në rast të rrallë, shkatërrimin e pajisjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme