Ndodh që për shkak të motit të keq, të detyrohemi t’i vendosim rrobat për t’u tharë në ambiente të mbyllura.
Por duket se një veprim i tillë nuk është aspak i shëndetshëm.
Ekspertët e Asthma Society of Ireland kanë ngritur sëfundmi shqetësimin se vendosja e rrobave brenda në shtëpi për t’u tharë rrit lagështinë me 30 përqind në dhomë dhe favorizon krijimin e mykut.
Kjo mund të ndikojë tek ata që kanë probleme me frymëmarrjen, astmën, sistem imunitar të dobët ose probleme me lëkurën.
Duke folur për RTE, ekspertja Pheena Kenny tha se ambientet me lagështirë favorizojnë krijimin e mykut, që mund të lëshojë “fara” të quajtura spore.
Këto të fundit mund të shkaktojnë reaksion alergjik tek disa njerëz.
Pheena shpjegon se normalisht, kur njerëzit i thithin këto spore, sistemi i tyre imunitar i ndihmon që t’i nxjerrin me anë të kollës e teshtimës.
Megjithatë për ata që kanë astmë dhe janë të ndjeshëm ndaj sporeve të mykut, kjo mund të bëjë që gjendja e tyre të përkeqësohet.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...