Duke marrë parasysh se njerëzit, përgjithësisht, nuk janë qenie të qashtra, duket sikur nuk është shumë e volitshme për hotelet të përdorin shtroja në ngjyrat që njollosen më lehtë. Por brenda kësaj fshihet gjenialiteti i shtrojave të bardha.
Të ftuarit nuk do të donin çarçafë që fshehin njollat. Në fund të fundit si do ta dinit me siguri se shtrojat janë të pastra nëse njollat do të kamufloheshin lehtë?
Çarçafët e bardhë janë një mënyrë efektive për hotelet që të dëshmojnë standardet e tyre të pastërtisë. Pak a shumë si të pasurit që visheshin dikur krejt më të bardha për të treguar se ua mbante xhepi ta mbanin të pastër, edhe hotelet përdorin çarçafë të bardhë për të treguar luksin. (Megjithëse, ta pranojmë, edhe hotelet më pak luksozë përdorin çarçafë të bardhë.)
Westin njihet për bërjen të famshme të çarçafëve të bardhë për hotel më 1990. Sipas zëvendës presidentit të dizajnit të markës , shtrati i bardhë krijoi një efekt aureole që i bënte të ftuarit ta mendonin se dhoma ishte rinovuar.
Ka gjithashtu një aspekt praktik të shtretërve të bardhë. Ngjyra e bardhë pritet të shkojë deri në tualet ( për peshqirë dhe rrobëdëshambër). Kur stafi i hotelit bën larjen, mund të heqin çarçafët e këqij, peshqirët dhe çdo material tjetër të pistë në të njëjtën makinë larëse pa u shqetësuar për prishjen e ngjyrave. Dhe kur vjen më e keqja dhe shtrati është njollosur shumë, çarçafët e bardhë lahen me zbardhues.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit