Kasey Simmons i pëlqen ti bëjë njerëzit të buzëqeshin. Por të martën, kamerieri 32 vjeçar u pa duke shndritur në fytyrë.
Një klient në restauruarin Applebee në zonën e Dallasit, ku ai punon i la atij një bakshish të paharrueshëm
“Ata kërkuan gjënë më të lirë në meny”, tha Simmons. “Ujë me gaz”, shkruan CNN.
Fatura totale ishte 0.37 dollarë, ndërkaq bakshishi ishte 500 dollarë. Ndërsa, një porosi e lënë në pecetë shpjegoi arsyen.
“Në një nga ditët më dëshpëruese të vitit … ia keni bërë ditën të mrekullueshme nënës sime,” tha shënim. “Ju keni këmbëngulur për të paguar. I keni thënë asaj se ajo është një grua shumë e bukur. Unë nuk kam parë kjo grua të buzëqeshë qysh kur babai im vdiq”, shkruhej në pecetë, transmeton KosovaPress.
Mirësia e Simmons bëri diferencën, dhe vajza e gruas, deshi t’ia bënte këtë me dije. Por ajo nuk deshi që ai ta dinte emrin e gruas. Tani për tani ai vetëm mund të pyes vetën se cilën grua e ka bërë të buzëqeshë, duke e ditur tashmë se gjesti i tij i thjeshtë, ka pasur një ndikim të çmuar.
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania