Arritën të shpëtojnë leopardin e egër nga pusi i thellë ku kishte rënë (Video)

15:03 | 30 Qershor 2015
Arbresh.info

Nëse ju keni nevojë të riktheni besimin në njerëzimin atëherë kjo video me siguri se do të ju bëjë të ktheni atë.

Pasi që kuptuan se ky leopard i egër kishte rënë në një pus të thellë i cili ishte i rrethuar me gurë dhe me një lartësi të madhe, fshatarët e Mudray Udupi në Karnataka u mobilizuan të gjithë dhe hynë në një mision heroik për të shpëtuar leopardin e egër nga pusi ku kishte rënë.

Pavarësish nga natyra e egër e leopardit dhe ulërimat e tij të tmerrshme, këta fshatarë nuk u tërhiqen mbrapa deri sa gjetën metodën për të shpëtuar leopardin nga pusi ku kishte rënë.

Ata në fillim mbuluan gjithë pusin me rrjetë për arsye sigurie dhe pastaj përmes një shkalle të drurit arritën të tërheqin vëmendjen e leopardin duke bërë qe ai të ngjitet në shkallë dhe në momentin që ai mbërriti lart ata kishin përgatitur një kafaz në të cilën futën leopardin.

Banorët e këtij fshati në fund duartrokitën pasi që misioni i tyre përfundoi me sukses./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme