Një çift nga Egjipti është arrestuar pasi është përpjekur të shesë fëmijën e palindur në një grup në rrjetin social Facebook.
“Nëse është dikush i interesuar në adoptimin e një fëmije që do lindë brenda dy javësh, ju lutem më kontaktoni. Adoptimi bëhet drejtpërdrejt nga nëna dhe babai. Lejohen vetëm njerëz seriozë”, shkruajti Hana Mohamed.
Postimi që u shpërnda në grupin “Adopto një fëmijë” shkaktoi zemërim të madh tek lexuesit, të cilët e raportuan incidentin në Këshillin Kombëtar për Fëmijërinë dhe Amësinë.
Çmimi për foshnjën e palindur ishte 111 dollarë dhe nuk diskutohej për ulje.
Babai është pas hekurave dhe insiston se oferta vazhdon të jetë e vlefshme.
Ndërsa nëna është në spital nën mbikëqyrjen e policisë.
Foshnja që do lindë është fëmija i dytë i çiftit.
“118 cep më cep”, Kurti prezanton sloganin për z...
Sulmuan një 48 vjeçar me mjete të forta, dy të arrestuar në ...
Lela: Leo e çoi amanetin në vend
Gripi sezonal, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Tranzicioni i sektorit të energjisë Kosovës do t’i kushtojë ...
Zgjedhjet 2025, Çitaku: Përgjatë fushatës kemi përgatitur 17...