Google ADS

Arkeologët zbulojnë obsesionin e perandorit të parë kinez

00:16 | 26 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Perandori i parë i Kinës kishte filluar një kërkim obsesiv për eliksir e jetës para se të vdiste në moshën 49 vjeçare në vitin 210 para Krishtit, zbulojnë hulumtimet e reja arkeologjike.

Qin Shi Huang, i cili krijoi ushtrinë terrakote me famë botërore, urdhëroi një gjueti mbarëkombëtare për ilaç mitik, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info

Kërkimi përmendet në tekstet 2 mijë vjeçare dhe janë shkruar në pllaka druri, që përdoreshin në Kinë përpara zbulimit të letrës.

Ato u gjetën në vitin 2002 në fund të një pusi në province qendrore Hunan.

Shkrimet përmbajnë një urdhër ekzekutiv të lëshuar nga perandori, i cili ka akuzuar qeveritë rajonale për mosgjetjen e eliksirit të jetës së përjetshme.

Një lokalitet, Langya, me sa duhet besonte se “një barishte e mbledhur në mal” mund të përdorej për këtë qëllim.

Luftëtarët e terrakote të Qin Shi Huang ishin dëshmi të tjera se sa seriozisht mori vdekshmërinë. 8,000 ushtarë përshkruan ushtritë e tij, duke përfshirë kuajt dhe qerret.

Kur ai vdiq, ata u rregulluan në mauzoleumin e tij të madh për të mbrojtur perandorin në jetën e tij të përjetshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme