Google ADS

Arkeologët zbulojnë erëzen më të vjetër në botë

12:55 | 17 Janar 2019
Trina Galanxhi

Historia e tregtisë së erëzave ngjall imazhet ekzotike të karvanëve që drejtojnë Rrugën e Mëndafshit në historinë e lashtë, si dhe lufta mes fuqive evropiane që konkurrojnë për kontrollin e asaj, ishte një luftë e vjetër.

Një nga erëzyar më të kërkuara dhe më me vlerë ushte karafili, që ka origjinën nga Indonezia, transmeton portali arbresh.info

E vlerësuar për aromën e saj dhe cilësitë e saj mjeksore, karafili shumë shpejt u bë i njohur edhe për përdorimin për nga ana e kozmetikës dhe ushqimit.

Arkeologët besojnë se karafili më i vjetër në botë është gjetur në Sri Lanka dhe që daton nga viti 200 p.k.

Ai u gjet në portin Mantai, që ishte një nga portet më të rëndësishme për treginë e mbarë botës.

Jo vetëm kaq, por u gjet gjithashtu dëshmi për piper të zi (Piper nigrum), një tjetër produkt me vlerë të lartë dhe me pakicë të tregtisë së lashtë të aromave.

Njohuria perëndimore mbi Sri Lankën që daton të paktën shumë herët, ishin kur kur filozofi romak Plini Plaku shkroi për ishullin si Taprobane në historinë e tij të famshme natyrore. Ky është teksti më i hershëm ekzistues që përmend Sri Lanka, megjithatë, Plini thekson se grekët e lashtë (dhe Aleksandri i Madh) kishin njohur prej kohësh për këtë.

Karafili ishte një nga erëzat më të rralla dhe që kushtonte më së shumti në botën romake. Ajo nuk u rrit në Sri Lanka, por erdhi nga Ishujt Maluku të Azisë Juglindore (rreth 7,000 km larg nga deti) për tregti në Evropë, Kinë apo një nga rajonet e tjera që tregtojnë me Mantai. Piper i zi u tregua gjithashtu përgjatë këtyre rrugëve, dhe ka shumë të ngjarë që është rritur dhe korrur nga Ghatët Perëndimorë të Indisë.

Nga shekulli i 16-të, Sri Lanka (atëherë e njohur si Cejlon) u kolonizua nga fuqitë e ndryshme evropiane, nga portugezët (1500-1600) deri tek holandezët (1600-të deri në fund të viteve 1700) tek britanikët (në fund të viteve 1700-1948). Ato u tërhoqën nga tregtia profitabile e ishullit në erëza – megjithëse britanikët e shndërruan industrinë e re të kafesë në një treg çaji jashtëzakonisht fitimprurës e cila është ende e rëndësishme për ekonominë e ishullit deri në ditët e sotme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme