Egjipti ka njoftuar se janë zbuluar dy varreza të vogla antike, në jug të qytetit Luxor.
Konsiderohet se ato datojnë prej para 3,500 vitesh dhe me këtë hap është shprehur dëshira që shteti t’i rrisë përpjekjet për gjallërimin e sektorit të turizmit.
Varrezat janë gjetur një pjesën perëndimore të lumit Nil, derisa janë zbulimi i fundit në vendin që njihet për tempuj dhe varreza që përfshijnë historinë e lashtë egjiptiane.
“Me të vërtetë është një ditë e jashtëzakonshme”, ka thënë ministri i Antikiteteve, Khaled al-Anani.
“E kemi ditur se ekzistojnë varreza private, mirëpo kjo është hera e parë që i kemi identifikuar ato”.
Al-Anani, ka thënë se zbulimet janë një tjetër përpjekje e ministrisë për të ringjallur turizimin, i cili është goditur rëndë nga sulmet ekstremiste dhe trazirat politike të vitit 2011./rel/
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës