Arkeologët zbuluan varrin e një argjendari, puna e të cilit i ishte kushtuar zotit Amon si dhe mumjet e një gruaje dhe dy fëmijëve të saj, njoftoi sot Ministria egjiptiane e Antikiteteve.
Këto zbulime, që datojnë që nga koha Perandoria e Re (shekulli 16-11 para Jezu Krishtit) u bënë në nekropolin e Draa Aboul Naga, pranë Luksorit, i njohur për varret dhe tempujt e vjetër.
“Varri i argjendarit të Amonit, Amenemhat kishte një statujë të tij të ulur në një karrike përkrah bashkëshortes që kishte veshur një fustan dhe një paruke”, theksoi ministria në një komunikatë.
Një portret i djalit të tyre ishte pikturuar mes të dyve.
“Një kalim në varr të çon në një sallë ku arkeologët kanë zbuluar disa mumje, statuja dhe maska”, sipas të njëjtit burim.
Një tjetër korridor të çon në një sallë ku ekipi ka gjetur mumjet e një gruaje dhe fëmijëve të saj.
Sipas ministrisë që citon Chérine Ahmed Chawqi, një egjiptolog specialist për kockat, gruaja mendohet se ka vdekur në moshën 50-vjeçare dhe testet tregojnë se ajo vuante nga një sëmundje bakteriale në kocka.
Arkeologët kanë zbuluar gjithashtu 150 statuja funerale të gdhendura në dru, në tokë dhe në gurë gëlqerorë.
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...