Arkeologët aksidentalisht kanë thyer tri vezë romake që ishin të vjetra 1700 vjet.
Gërmuesit zbuluan një shportë me katër vezë të pulave në një gropë të lagur gjatë një gërmimi në Aylesbury, Buckinghamshire.
Tre nga vezët plasaritën, duke lëshuar një aromë shumë të keqe, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë ekipi arriti të ruajë vezën e katërt të pulës Romake që ndodhet në Britani.
Ekpertët nga Departamenti i Arkeologjisë në Oksford mendojnë se gropa e mbushur me ujë mund të ishte përdorur si një vend romak për të shprehur dëshirat e mira.
Stuart Foreman, menaxher i projektit, tha se kjo është një arsye shumë e mirë që kjo është gjetur në Mbretërinë e Bashkuar.
Pranë vezëve ekipi ka gjetur dhjetëra monedha, këpucë, mjete prej druri dhe një shportë shumë të rrallë.
Në Perandorinë Romake vezët lidheshin me pjellorinë dhe rilindjen.
Ekspertët thonë se në Britani të Madhe më parë ishin gjetur kocka pule , por asnjëherë një vezë e plotë.
Ekspertët thanë se gropa fillimisht u përdor për të bërë grurë për të prodhuar birrë nga shekulli 2 deri në 3 pas Krishtit, para se të fillonte të përdorej për oferta. Ata e gjetën vezën në një vend të gërmimit të vendosur pranë A41 në Aylesbury, e cila shtrihet në një rrugë të vjetër romake, e cila lidhte Shën Albans, Bicester dhe Cirencester.
Shembulli i vetëm i një veze të pulës romake, e cila ishte plotësisht e paprekur u gjet në dorën e një fëmije të varrosur në Romë, e cila u raportua në vitin 2010./arbresh.info/
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...