Në shpellën Denisov në Siberi, përveç eshtrave të mamuthit, është gjetur edhe një gjerdan i gjelbër i vjetër 125 mijë vjet.
Shpella bart emërtimin e një nënlloji të Homo-sapiens nga periudha e paleolitit, për të cilin besohet se kishin popullzuar malet Altaje në lindje të Rusisë.
Gjerdani i gjetur në shpellë aktualisht ndodhet në Muzeun e kulturës të popullit të Siberisë dhe Lindjes së Largët në Novosibirsk. “Krijuesi i gjerdanit ka qenë jashtëzakonisht i shkathët dhe ka përdorë një teknikë, e cila deri më tash është besuar shumë pak të ketë qenë e pranishme në periudhën e paleolitit”, ka thënë Irina Salnikova, drejtore e muzeut.
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën