Argjentinë, zbulohet koleksioni më i madh i artefakteve naziste

20:02 | 20 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Policia argjentinase ka deklaruar se ka zbuluar koleksionin më të madh të artefakteve naziste në historinë e Argjentinës.

Ato janë gjetur në një dhomë të fshehtë në një shtëpi afër kqyeqyteti të Argjentinës, transmeton portali arbresh.info

75 objektet, përfshirë edhe buste të Adolf Hitlerit, janë gjetur në shtëpinë e një koleksionuesi në Beccar, në veri të Buenos Aires.

Autoritetet besojnë se objektet e gjetura janë artefakte origjinale dhe u përkasin nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=O4vCYN9agUk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme