Anija Austro-Hungareze me avull në liqenin e Shkodrës

09:06 | 10 Shtator 2017
Arbresh.info

 

Ky mjet lundrimi, që ka funksionuar me avull, 20 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë që tregon se rreth 100 vjet më parë ujërat e liqenit të Shkodrës kanë qenë të lundrueshëm edhe nga mjete të mëdha. Në gjuhën teknikë ky mjet quhet Pirroskaf.
Nxjerrja e saj nga uji dhe ekspozimi në bregun e liqenit, do të ishte një vlerë e shtuar për turizmin e Shirokës. Anija është ruajtur në gjendje të mirë nën ujë dhe i vetmi dëmtim që ka pësuar është në pjesën e poshtme aty ku ka marrë edhe goditje nga një mjet shpërthyes, qe i ka shkaktuar edhe mbytjen. Gjithçka është gjetur në këtë anije, i është dërguar me një raport të saktë, Ministrisë se Kulturës.

Por, kjo anije ndodhet prej vitesh nen pushtetin e barishteve dhe mbetjeve te tjera. Degradimi i liqenit te Shkodres ka nxjerre ne siperfaqe edhe kete anije.  Anija është demtuar nga poshtë, ku është hapur një vrimë dhe është fundosur. Ka qenë anije ushtarake. Prania e një avulloreje të tillë është një rast i rrallë e ndoshta unik në Ballkan. Sipas historianeve, në Itali janë disa që ruhen për turizëm. Anija avullore ushtarake që banorët e Shirokës e quajnë anija austriake, nuk është prekur asnjëherë prej tyre. Ajo ruhet në ujërat e liqenit si diçka me vlerë për të cilën duhet të kujdesen organizmat përkatës për ta kthyer në një objekt të vizitueshëm dhe me vlera historike.

Por, nese nuk nderhyhet apo te merren masa, pjeset e kesaj anije mund te vidhen shume shpejt nga persona te ndryshem.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme