Gratë që zakonisht janë të zëna me punë nuk i japin rëndësi vizitave tek doktori. Kur
jeni në mes të një jete me shumë tension, gjetja e kohës për tu regjistruar për kontrolle
mjekësore është e një rëndësie jetike. Me shpresë se ju jeni brenda afatave kohore me të gjitha vaksinimet e nevojshme dhe mund të përqendroheni pikërisht për tu siguruar që ju jeni në kohë në lidhje me këto afate.
Çdo pesë vjet -Kontrollet Ázike
Megjithëse disa studime i konsiderojnë kontrollet fizike të trupit të kota, Instituti
Kombëtar i Shëndetit vazhdon të sugjerojë bërjen e dy kontrolleve fizike mjekësore në
moshën 20 dhe 30 vjeçe. Çdo doktor është i ndryshëm kur bëhet fjalë për kontroll
mjekësor të trupit, por mundësitë janë që mjeku që kujdeset për shëndetin tuaj të
shqyrtojë të kaluarën tuaj, treguesit jetësore, dhe presionin e gjakut dhe të bëjë disa
konkluzione mjekësore.
Kolesteroli
Kur ju të jeni 20 vjeç, kontrolli i kolesterolit tuaj çdo pëse vjet është i nevojshëm. Mënyra
e veprimit është mjaft e thjeshtë; pasi të rrini 12 orë pa ngrënë e pa pirë, ju bëni analizat
e gjakut që masin kolesterolin e përgjithshem. LDL (low-density lipoprotein)
(lipoproteinë me dëndësi të ulët) kolesterol “i dëmshëm”, HDL(high-density lipoprotein)
(lipoproteinë me dëndësi të lartë) kolesterol “i dobishëm”, trigliceridet(përbërësit
kryesorë të acideve yndyrore). Nivelet tuaj të LDL(low-density lipoprotein)(lipoproteinë
me dëndësi të ulët) të kolesterolit të dobishëm duhet të jenë 100 mg(one thousandth of a gram=0,001gram)(një e mijta e gramit=0,001gram)/dL(decilitre=0,1litre)(decilitër=0,1
litra) ose më pak, dhe HDL(high-density lipoprotein)(lipoproteinë me dëndësi të lartë) e
juaj, pra nivelet e kolesterolit “të dobishëm” duhet të jenë 60 mg(miligram)/dL(decilitër)
ose më shumë.
Çdo tre deri në pesë vjet
Analiza për të zbuluar kancerin në qafën e mitrës; megjithëse analizat për çdo vit për
kancerin në qafën e mitrës ishin normë, sipas Kolegjit Amerikan të Mjekëve Obstetër
dhe të Mjekëve Gjinekologë, shumica e grave nga mosha 21 deri 65 mund të presin tre
deri në pesë vjet ndërmjet analizave për kancerin në qafën e mitrës për sa kohë që
rezultatet janë normale.
Çdo tre vjet -Kontrolli i gjirit
Kontrolli i gjirit i kryer nga një mjek është një masë e rëndësishme parandaluese që
duhet të merret për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit për ju. Sipas Shoqatës Amerikane
të Kancerit gratë 20 deri 30 vjeçe duhet të bëjnë një kontroll klinik të gjirit (clinical
breast exam) (CBE) në çdo tre vjet.
Megjithëse shumica e grave nuk e kanë të
domosdoshme që të fillojnë të shkojnë çdo vit për të bërë mamografi(një teknikë që
përdor rrezet X për të diagnostikuar dhe për të gjetur vendodhjen e tumoreve të gjirit)
deri në të dyzetat, ACA (American Cancer Association) (Organizata Amerikane kundër
Kancerit) gjithashtu rekomandon që ekzaminimet me mamografi të bëhen herët për
gratë që kanë farefis të gradës së parë që ka kancer të gjirit
Çdo dy vjet-Kontrolli i syve
Shoqata Amerikane e Mjekëve Okulistë rekomandon kontroll të syrit çdo dy vjet. Ju do të bëni një seri kontrollesh të shikimit për të vlerësuar nëse ju keni nevojë për syze dhe
gjithashtu të kontrollohet që sytë tuaj te jenë në formë të mirë.
Çdo vit-Tensioni i gjakut
Kontrolli çdo vit i tensionit tuaj të gjakut është një domosdoshmëri. Fatmirësisht, ju
nuk duhet të shkoni tek doktori sa herë që ju e keni te nevojshme. Kërkoni për
mundësinë e ekzaminimit në zonën tuaj ku banoni zakonisht ose përdorni makina të
automatizuara në ndonjë farmaci në lagjen tuaj. Tensioni i lartë i gjakut – gjithashtu i
njohur si hipertension – është 140/90 ose më shumë. Tensioni normal i gjakut për një të
rritur duhet të jetë poshtë vlerave 120/80.
Kontrolli i dhëmbëve
Ju mund të mos ju pëlqejë të shkoni për kontroll te dentisti, por të qenët të rregullt me
këto kontrolle është e nevojshme për shëndetin tuaj në një periudhë afatgjatë.
Sigurohuni që ju të bëni një pastrim të plotë dhe kontroll të dhëmbëve çdo gjashtë muaj
deri një herë në vit.
Analiza e STI(sexually trasmitted infection)(infeksion të transmetuar
seksualisht)
Për gratë aktive seksualisht rreth të njëzetave, nëse gratë janë në një lidhje
monogamike ose jo duhet të mos ndikohen në lidhje me faktin se sa shpesh ato bëjnë
analizën për STI(sexually trasmitted infection)(infeksion te transmetuar seksualisht).
Një ekzaminim mjekësor në zonën e legenit do të përcaktojë nëse infeksioni Klamidia
është i pranishëm, dhe të dhëna të tjera për sa i përket gjakut për STIs (Sexually
transmitted infection)(infeksione të transmetuara seksualisht) të tjera.
Çdo muaj-Vetëkontrolli i gjirit
Ndërsa disa grupe të mjekësisë pretendojnë se vetëkontrollet e gjirit nuk janë më të
nevojshme, shume gra kanë zgjedhur ta vazhdojnë me këtë praktikë. Nëse ju nuk jeni i
sigurt si të bëni një vetëkontroll të gjirit tashmë, mësoni udhëzimet, dhe të mësoheni se
si ndihen në prekje dhe si duken gjinjte tuaj. Ekzaminimi në vetvete nuk do ta ulë
rrezikun tuaj, por bërja e këtij ekzaminimi rregullisht ju vendos ju në pozicionin më të
mirë për të parë ndonjë shenjë ose anomali në fazat më të hershme.
Vetëkontroll i lëkurës
Nëse ju keni tendencë për njolla të shkaktuara nga dielli ose nishane, ju mund ta keni
të domosdoshme të shkoni te dermatologu juaj më rregullisht.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...