Gruaja amerikane Janet Feyn, pati një ëndërr dhe atë e realizoi në moshën 84 vjeçare, duke diplomuar në një nga universitetet e Teksasit në Dallas për Sociologji.
Ajo u regjistrua në universitet në vitin 2012 pasi doli në pension.
Feyn kishte ndërmend që të vijonte studimet e larta 6 dekada më parë, por martesa, rritja e 5 fëmijëve si dhe puna si sekretare në një spital ortopedik, ia kishte pamundësuar një gjë të tillë deri në moshën 77 vjeçare.
“Kur dola në pension nuk kisha me çfarë të merresha”, tha ajo. Feyn shtoi se i pëlqente të lexonte dhe shkruante libra, kur tashmë kishte njohuri të gjithanshme.
Fayn ka përdorur programin shtetëror në Teksas përmes të cilit studiojnë falas njerëzit që kanë kaluar moshën 65 vjeçare, shkruan Afp.
Profesori i Sociologjisë në Universitetin e Teksasit, Kerol Lenam, tha se prania e Janet në ligjërata, i bëri ato shumë më interesante.
“Ishte shumë interesante për mua dhe për studentët e tjerë, sepse ajo i jetoi dhe i kujtonte disa nga kohërat për të cilat bisedonim në klasë dhe gjithmonë kishte komente”, tha Lenam.
Sipas Qendrës Kombëtare të Statistikave, nga rreth 20 milionë studentë në Shtetet e Bashkuara, rreth 67,000 janë mbi 65 vjeç./SyriKosova
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë