Në mbarë Amerikën po ndizet kureshtja dhe entuziazmi për eklipsin e 21 gushtit.
Megjithëse eklipsi i plotë do të shihet vetëm në një brez të vogël gjeografik në kontinentin amerikan, për herë të parë në një shekull të 50 shtetet amerikane do të përjetojnë së paku eklipsin e pjesshëm.
Ardita Dunellari e “Zërit të Amerikës” ishte në Muzeun e Hapësirës në Uashington për të mësuar se çfarë përgatitjesh po bëhen për këtë fenomen të rrallë të natyrës:
Genevieve de Messieres shpreson se çdokush në Shtetet e Bashkuara po përgatitet emocionalisht për eklipsin që afron:
“Kam një vit që përgatitem për eklipsin dhe jam shumë e entuziazmuar për 21 gushtin,” thotë Genevieva.
Genevieva drejton programet e informimit të publikut për astronominë në Muzeun e Hapësirës dhe shpjegon se eklipsi i kësaj radhe është mjaft i veçantë për Shtetet e Bashkuara.
“E veçanta e eklipsit të 21 gushtit është se do të përshkojë Shtetet e Bashkuara nga bregu perëndimor në atë lindor. Kjo s’ka ndodhur që prej 99 vjetësh”.
Megjithëse eklipsi do të jetë i pranishëm në të gjithë vendin, vetëm një rrip i ngushtë toke, afro 100 km do të jetë nën eklipsin e plotë. Kryeqyteti i vendit, Uashington do të përjetojë vetëm eklips të pjesshëm që mund të kalojë fare lehtë pa u dalluar:
“Në Uashington, kur dielli të jetë zhdukur nga pamja në masën 82 për qind rreth orës 14:40, mund të mos dallohet që po kalon eklipsi pasi pjesa e diellit që ende mbetet e pambuluar, është aq e ndritshme saqë rreth nesh vazhdon të duket që është ditë”.
Kjo është një arsye më tepër, thotë Genevieva, për ta parë eklipsin prej një nga pikave që ka përgatitur Muzeu i Hapësirës për këtë ditë:
“Vizitorët mund t’u bëjnë pyetje ekspertëve; do të sjellim ekspertë të studimeve planetare që mund të diskutojnë specifikat e eklipseve. 9:50:50 “Do të kemi prezantime dhe aktivitete speciale; njerëzit mund të bëjnë punime dore përmes së cilave të përjetojnë imazhet që krijon eklipsi, do të kemi teleskopë diellorë të vendosur në katër pika të administruara nga muzeu në Uashington dhe përreth tij.
Për ata që nuk do të kenë mundësi ta shohin eklipsin përmes teleskopëve, muzeu po ndan falas syze diellore si dhe ofron udhëzime mbi praktikat që duhen ndjekur për të mos dëmtuar shikimin.
“Që të mos dëmtosh shikimin, duhen vënë syzet diellore para se të shohësh diellin. Kur nuk do të shohësh më, duhet të ulësh kokën dhe pastaj të heqësh syzet, përndryshe drita të vret sytë”.
Por edhe pa qasje tek një teleskop diellor, apo pa syze speciale, ka mënyra për të parë efektin e eklipsit. Faqja elektronike e muzeut udhëzon vizitorët mbi teknika projektimi të dritës së diellit, duke përdorur një copë letër të thjeshtë ku çahen vrima përmes së cilave reflekton imazhi i diellit. Duke ndjekur imazhin shihet edhe ndryshimi i formës së diellit që mbulohet gradualisht nga hëna.
Genevieve de Messieres shpreson që një ditë të ketë fatin të shohë një eklips të plotë. Më 21 gusht ajo do të jetë në muze, së bashku me kolegët për të pritur mijëra vizitorë që do të vijnë për të parë përmes teleskopit një nga spektaklet më madhështore të natyrës.
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...