Në Amerikë, 15 janari i këtij viti është dita kushtuar doktor Martin Luther King Jr., një ditë që nderon njeriun që mishëroi lëvizjen për të drejta civile në SHBA dhe që kuptoi se suksesi i lëvizjes varej nga parimet paqësore, kundër dhunës.
Çdo vit, të hënën e tretë të muajit janar, amerikanët nderojnë udhëheqësin e vrarë të drejtave civile që në vitet 1950 dhe 1960 organizoi protesta paqësore kundër ndarjes racore në jug të vendit, luftoi për barazi dhe të drejtën e votës së njerëzve me ngjyrë.
Shumë amerikanë anembanë vendit e kanë përkujtuar punën e palodhshme të Doktor Kingut për t’i dhënë fund racizmit, duke marrë pjesë në projekte që ofrojnë shërbime për komunitetin.
Kongresi amerikan nderoi shpirtin komunitar në vitin 1994 duke e shpallur të hënën e tretë të janarit festë kombëtare për nder të Martin Luther Kingut.
Të premten Presidenti Donald Trump e nderoi Martin Luther Kingun gjatë një ceremonie në Uashington, duke vlerësuar “lëvizjen e tij paqësore për drejtësi dhe barazi”.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren