Shpyllëzimi vazhdon të thyejë rekorde në Brazil, me të dhënat e fundit zyrtare të publikuara sot që tregojnë shifrat më të këqija në maj dhe pesë muajt e parë të vitit.
Ambientalistët paralajmërojnë se viti 2020 është vlerësuar të jetë viti më shkatërrues për pyjet e shiut të Amazonës, më i keq edhe se viti 2019, kur zjarret tronditën botën.
“Ne po përballemi me një skenar katastrofash totale për Amazonën”, tha Mariana Napolitano, drejtore shkencore e degës braziliane të Fondit Botëror të Natyrës së Egër (WWF).
Që nga fillimi i vitit, shpyllëzimi ka arritur në më shumë se 2 000 kilometra katrorë, 34% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Këto të dhëna janë shumë më shqetësuese, duke llogaritur se nuk është marrë parasysh sezoni i thatë, i cili është më i favorshëm për rënien e zjarreve dhe që fillon në qershor./bw
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK