Ngrohja globale do të shkrijë pjesën më të madhe të akullit që përcakton ekosistemin e Alpeve deri në fund të shekullit, sipas shkencëtarëve zviceranë.
“Nëse bota do të arrijë të përmbush objektivat aktuale për mbrojtjen e klimës për të mbajtur ngrohjen globale nën dy gradë, në krahasim me nivelet paraindustriale, dy të tretat e akujve në Vargun Malor Europian do të zhduken nga viti 2100”, njoftuan shkencëtarët e Universitetit ETH në Cyrih.
“Nëse ndryshimi klimatik dhe prodhimi i gazeve me efekt serë vazhdon të rritet, Alpet nuk do të kenë gati aspak akuj deri në vitin 2100, përveç disa zonave të izoluara në nivelet më të larta”, theksoi bashkautori i këtij studimi, Matthias Huss.
Shkencëtarët theksuan gjithashtu se gjysma e akullit në majat e Alpeve do të zhduken deri në vitin 2050 në çdo rast, pavarësisht nëse gazet që nxehin atmosferën bien në nivel ose jo, shkruan Atsh.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...