Në tokë po dërgohen sinjale të rrezeve gama nga alientë në përpjekje për të bërë kontaktin e parë me civilizimin në univers, sipas një eksperti.
Dr John Ball, një astronom në Institutin e Teknologjisë së Massachusetts (MIT), beson që burimet e çuditshme përmbajnë informacion nga qytetërimet në botën e largët, transmeton portali arbresh.info
Sipas një hulumtimi të titulluar “Burimet e Rrezeve Gama (GRB)”, Ball pretendon që dy milisekonda të burimit përmban kuintillion bit e informacionit.
Ai shtoi: “GRB-të mund të jenë sinjale të transmetuara nga qytetërimet jashtëtokësore.
“Forma e përkohshme e shpërthimeve në transmetues është ndoshta një impuls i thjeshtë dhe format komplekse që shohim janë për shkak të shtrembërimeve gjatë rrugës kryesisht lente gravitacionale.
“Për aq sa dimë, rrezet gama ofrojnë lidhje më të gjerë të komunikimit praktik në spektrin elektro-magnetik dhe mënyra e vetme e mundshme për të dërguar sasi të mëdha informacioni mbi distancat ndërgalaktike”.
Shkencëtari madje beson se sinjalet mund të përmbajnë “fara të jetës” që mund të lulëzojnë në planete të veçanta./Arbresh.info/
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...