Alienët ekzistojnë dhe vijnë në paqe. Donald Trump është në dijeni të ekzsitencës së tyre, dhe mjaft shpejt do zbulojë sekretin!
Kanë qenë këto fjalët e ish drejtuesit të sigurisë hapësinore izraelite Haim Eshed, botuar në një prej të përditshmeve më në zë në Izrael, i cili pohon se njerëzimi ka rënë në kontakt me një Federatë Galaktike, por kjo është mbajtur sekret ngaqë njerëzit nuk ishin ende gati.
Haim Eshed, tashmë 87 vjeçar, një emër me jo pak zë në sigurinë hapësinore botërore, e me disa çmime në kurriz, pohon se alienët janë realë dhe kanë vendosur kontakte të fshehta me Amerikën dhe Izraelin. Ekziston një kontratë mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe alienëve, pohon profesori i nderuar.
Kanë një kontratë për të bërë eksperimente këtu tek ne, dhe po përpiqen të kuptojnë strukturën e tërë universit. Po ta kisha thënë pesë vjet më parë këtë që po them tani, do isha shtruar në çmendinë.
Profesori thotë gjithëashtu senë Mars është një bazë ku punojnë së bashku përfaqësues të Federatës Galaktike dhe astronautëve amerikanë. Pra ata vijnë në paqe. Gjatë presidencës së tij, Donald Trump u njoftua, por alienët na thanë prisni, të qetësohen njëherë njerëzit. Nuk duan të krijojnë histeri massive. Duan të presin që njerëzimi të zhvillohet dhe të mbërrijë në një stad, ku të tërë ta kuptojnë seç është hapësira dhe anijet hapësinore./lexo/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...