Një dritë ngjyrë rozë ndriçoi qiellin në një qytet në Australi gjatë mbrëmjes së të mërkurës. Fenomeni është filmuar nga një grua e quajtur Tammy Szumowski, e cila u bë konfuze në momentin kur e pa.
“Ruajta qetësinë dhe u thashë fëmijëve që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por me veten time mendoja se çfarë dreqin është kjo”, u shpreh Tammy.
Por sikundër dhe banorët e tjerë të zonës, edhe ajo mendoi se ishte një fenomen alien, një asteroid i rrëzuar apo një apokalips.
“Të gjithë skenarët për fundin e botës po kalonin në mendjen time”, tha ajo për BBC.
Por të gjitha këto enigma morën fund shumë shpejt. Drita ngjyrë rozë ishte shkaktuar nga një fermë kanabisi në periferi të qytetit Mildura.
Bëhet fjalë për një fermë të kultivimit të kanabisit medicinal. Dritat me nuanca të kuqërremta përdoren për të ndihmuar në rritjen e bimëve të kanabisit.
“Shpërtheva në të qeshura. Mendoj se ishte e mrekullueshme dhe duhet ta bëjnë më shpesh”, tha Tammy pasi mësoi se nuk bëhej fjalë për një asnjë fenomen natyror.
Kanabisi mjekësor në Australi u legalizua në vitin 2016, por përdorimi rekreativ i drogës është i ndaluar. /tvklan.al
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...