Qëndrimet racistë të Albert Einstein ndaj popullit kinez janë zbuluar pas botimit të ditarëve të udhëtimeve, që ai i mbajti gjatë një vizite në Azi në vitin 1920.
Shkrimet e pabulikuara më parë janë botuar nga Princeton University Press, duke dokumentuar udhëtimet e shkencëtarit midis viteve 1922 dhe 1923 në Kinë, Singapor, Hong Kong dhe Japoni, si dhe Palestinë dhe Spanjë, transmeton portali arbresh.info
Botuesi i përshkruan ditarët si detajet e “mendimeve të ashpëra, të shkurta dhe të parregullta” të shkencëtarit, mbi shkencën, filozofinë, artin dhe politikën, duke shtuar se botimi shfaq “stereotipizimin e anëtarëve të kombeve të ndryshme dhe ngritjen e pyetjeve rreth qëndrimeve të tij mbi racën”.
Në një fragment të parë nga The Guardian, Albert Einstein i përshkruan kinezët si “njerëz industrial, të ndyrë dhe të dyshimtë”, duke i quajtur më vonë “më shumë tufë sesa komb”.
Në një faqe tjetër, Einstein përshkroi kinezët si “popull që nuk ulet të ha drekë, por ndahen edhe hanë të heshtur në vetmi.”
Sipas shkencëtarit, fëmijët kinezë “janë të pashpirt dhe duken të mpirë”.
Einstein morri shtetësinë amerikane në vitin 1940, pasi vendosi që nuk mund të kthehej në Gjermani për shkak të ngritjes së partisë naziste dhe Adolf Hitlerit.
Fizikanti fitues i çmimit Nobel përshkroi racizmin si një “sëmundje të njerëzve të bardhë” gjatë një fjalimi në Universitetin Lincoln të Pensilvanisë më 1946./arbresh.info/
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...