Albatrosët kalojnë 50 vjet së bashku

00:44 | 28 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Këta zogj kanë një ndër marrëdhëniet më të gjata në botën e kafshëve.

Një albatros mund të flututojë distanca shumë të mëdha mbi oqean, por pavarësisht nga udhëtimet e tij të shumta, ky shpend kthehet gjithnjë në të njëjtin vend e tek i njëjti partner kur vjen koha e shumimit.

Lidhjet mes çifteve të albatrosëve formohen përgjatë disa viteve dhe zgjasin për një jetë të tërë. Ata kalojnë vite të tëra në kërkim derisa gjejnë parterin ideal për të mos u ndarë gjatë gjithë jetës.

Një albatros ngroh vetëm një vezë çdo vit, kështu që është e rëndësishme që të zgjedhë partnerin më të mirë për të rritur numrin e kufizuar të zogjve të vet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme