Alarmon NASA: Toka pas 3 ditësh mund të zhytet në errësirë të plotë

21:54 | 15 Nëntor 2018
Arbresh Info

NASA konfirmoi se Toka do të përjetojë një “stuhi gjeomagnetike” – një shpërthim grimcash nga atmosfera e Diellit që mund të prishin fushën magnetike të planetit tonë.

Kjo vjen si rezultat i një vrime të madhe që u hap në kurorën e diellit, me aurora të vendosura ashtu që, nëse ndodhin, kanë gjasa të mbulojnë zonën e Amerikës së Veriut dhe Britanisë së Madhe.

Rrjetet e energjisë mund të “gjunjëzohen” nga kjo stuhi të dielën, transmeton lajmi.

“Ndërsa Toka ekspozohet nga një rrymë e erës diellore, një rrymë tjetër është rrugës”, zbuluan hulumtuesit

“Materiali i gaztë rrjedh nga një vrimë relativisht e vogël në atmosferën e diellit. Aktiviteti polar magnetik është i mundur këtë fundjavë,” thanë ata tutje.

Besohet gjerësisht se stuhitë diellore janë një nga “kërcënimet më të mëdha” për njerëzimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme